Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar me aktorin e shumënjohur, Leonardo DiCaprio, njofton UBT News.
Lajmin e bëri të ditur vet Rama duke postuar një fotografi ku shihen bashkë me DiCaprio-n duke biseduar.
“Kur je komshi me Leonardo Di Caprion dhe të lidh mbrojtja e Vjosës”, e ka mbishkruar Rama fotografinë. Aty bëhet fjalë për lumin Vjosa, për të cilën aktori hollivudian shpeshherë ka kërkuar mbështetje nga qeveria shqiptare që t’a mbrojë atë nga kërcënimi i hidrocentraleve.
Takimi i dyshes është duke u realizuar në Glasgow të Skocisë ku edhe është duke u mbajtur Samiti i Klimës./UBTNews/