UBT News

Edi Rama: Drejtësia në Hagë më politike se gjykatat serbe ndaj Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mori pjesë në promovimin e librit “Kur heshtja flet” nga Ahmet Shala dhe kritikoi vendimet e drejtësisë në Hagë, duke thënë se ato po dëmtojnë Kosovën dhe luftën çlirimtare të UÇK-së.

Ai theksoi se “Katër ish-krerët e UÇK-së u armatosën kundër një pushtimi shfarosës dhe nuk u armatosën për të imponuar sundimin e tyre në një territor të huaj, por për të mbrojtur tokën dhe popullin e tyre.”

Rama shtoi se “Gjykata Speciale është më politike sesa gjykata e Serbisë ndaj Kosovës. Drejtësia ndërkombëtare, e financuar nga shtete demokratike, vazhdon për turpin e vet ta ndjekë këtë katastrofë, duke krijuar pikëpyetje se çfarë mund dhe duhet të bëjmë.”

Ai akuzoi gjithashtu Prokurorinë e Hagës për presione ndaj presidentes Vjosa Osmani, duke thënë se ajo “ka ndaluar çdo tentativë për të dhunuar institucionin e Presidencës për të marrë prova të krimeve kundër njerëzimit” dhe nënvizoi se kjo situatë përbën një pengmarrje politike që kërkon masa më të qarta për mbrojtjen e drejtësisë dhe sovranitetit të Kosovës. /Ekonomia online/

Exit mobile version