UBT News

Edhe YouTube i pezullon llogarinë influencerit Andrew Tate

YouTube ia pezulloi llogarinë influencerit Andrew Tate për shkelje të politikave të platformës.

Platforma e mediave sociale në pronësi të Google ndërmori veprime pas vendimit të Metës për të pezulluar atë nga Facebook dhe Instagram.

Ish-kikboksieri u bë i famshëm në vitin 2016 kur u largua nga emisioni televiziv Big Brother për shkak të një videoje që dukej se e përshkruante atë duke sulmuar një grua.

Ai vazhdoi të fitonte famë në internet. Kurse Twitter ia pezulloi llogarinë pasi deklaroi se gratë duhet të “mbajnë përgjegjësi” për sulmet seksuale.

Në kohën e largimit të tij nga Big Brother, në vitin 2016, Tate tha se videoja ishte edituar, duke e quajtur atë “një gënjeshtër totale që përpiqet të më bëjë të dukem keq”./UBTNews/

Exit mobile version