Një zejtar violinash ka përdorur përbërës, përfshirë dardhë të zier me avull, manaferra dhe ujë për të krijuar një violinë vegane, shkruan BBC.
Padraig O’Dubhlaoidh arriti të realizonte violinën plotësisht pa produkte shtazore, në laboratorin e tij në Malvern Hills, gjatë bllokimit të koronavirusit.
Kjo violinë me porosi është e para në botë që regjistrohet nën markën ”The Vegan Society”.
”Për krijimin e violinës 8 000 sterlinëshe u përdorën përbërës natyralë”, thuhet në komunikatën e shoqatës.
”Historikisht qimet e kalit, thundrat, brirët dhe kockat janë përdorur të gjitha për të krijuar instrumentet”, theksoi ”The Vegan Society” duke shtuar se ishte “jashtëzakonisht emocionuese”.
“Kjo do të jetë muzikë për veshët e shumë violinistëve që kanë dëshiruar një instrument të cilësisë së lartë pa produkte shtazore”, theksoi kreu i shoqatës Ericka Durgahee.
”Ura që mban telat e instrumentit u bë nga dru dardhe të zier me avull e cila është e lyer me ngjyrë të zezë”, theksoi Dubhlaoidh.
Mjeshtri që bën violina prej 40 vjetësh, tha se ”një klient i kërkoi të bënte një instrument vegan disa vite më parë”.
“Ishte një pyetje intriguese. Mendova se sa veganë ka, muzikantë të mundshëm, etika e të cilëve nuk i lejon ata të luajnë violin… duhet të jetë e tmerrshme”, shtoi ai.
“Bota po ndryshon shumë tani, veçanërisht brezat e rinj, ata po bëjnë ndryshime të mëdha në botë dhe unë jam shumë krenar për këtë”, theksoi Padraig O’Dubhlaoidh.