UBT News

Edhe Trudeau bie pre e një lajmi të rremë mbi arrestimet në Iran

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau publikoi një postim në Twitter, i cili ishte lajm i rremë mbi dënimet me vdekje në Iran. Në rrjete sociale qarkulloi ky lajm i rremë, në të cilin pretendohej se Irani dënoi me vdekje 15 mijë protestues. Por më vonë Trudeau e fshiu postimin.

Të famshëm dhe përdorues të rrjeteve shpërndanë një fotografi në Instagram, ku shfaqej një grua duke mbajtur një flamur iranian me mbishkrimin “Irani dënon me vdekje 15 mijë protestues – si një ‘mësim i vështirë’ për të gjithë rebelët”.

Instagram e ka etiketuar postimin si “informacion të rremë” dhe ka njoftuar se “kontrolluesit e pavarur të fakteve thonë se ky informacion nuk është i bazuar në fakte”.

Postimi, i cili që atëherë është hequr, është shpërndarë nga të famshëm, përfshirë aktoret Sophie Turner dhe Viola Davis.

Trudeau shkroi në Twitter të hënën mbrëma se Kanadaja denoncon “vendimin barbar të regjimit iranian për të vendosur dënimin me vdekje për gati 15 mijë protestues”.

OKB-ja paralajmëroi se ekziston rreziku që dënime të tilla të aplikohen./UBTNews/

Exit mobile version