UBT News

Edhe tre gazetarë vriten në Gaza

Kreu i një institucioni të njohur mediatik në Gaza dhe dy gazetarë të tjerë janë vrarë në fundjavë si pasojë e ofensivës së Izraelit në Gaza, njoftuan të afërmit e tyre të dielën.

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve që ndodhet në New York tha se numri i gazetarëve dhe punonjësve mediatik të vrarë në Gaza ka shkuar në 48, që nga 7 tetori. Komiteti njoftoi se në mesin e gazetarëve të vrarë, 43 janë palestinezë, katër izraelitë dhe një nga Libani.

Ushtria izraelite nisi sulme ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës pas një ofensive ndërkufitare nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor./UBTNews/

 

Exit mobile version