UBT News

Edhe TikTok-u paralajmërohet rreth videove për Hamasin

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar TikTok-un rreth dezinformatave që po shpërndahen në platformë pas sulmit të Hamasit në Izrael.

Kryeshefit ekzekutiv të TikTok-ut, Shou Zi Chew përmes një letre iu bë thirrje që të “rrisë urgjentisht” përpjekjet dhe të tregojë “brenda 24 orëve të ardhshme” se TikTok-u është në përputhje me ligjin evropian. Rrjetet sociale u përballën me rritje të keqinformimeve rreth konflikit.

Bashkimi Evropian paralajmëroi rrjetin social “X” dhe Meta për përmbajtje të tilla. Gjithashtu u kërkua edhe nga TikTok-ut të jetë i kujdesshëm për shkak të popullaritetit që ka te moshat e reja.

“TikTok e ka obligim parësor të mbrojë fëmijët dhe adoleshentët nga përmbajtje të tilla të dhunshme dhe propaganda, si dhe përmbajtje kërcënuese”, shkroi komisionari evropian, Thierry Breton, në “X”./UBTNews/

Exit mobile version