UBT News

Edhe Thaçit i konfirmohet aktakuza nga Specialja

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se para pak çastesh është konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale ndaj tij.

Para mediave, presidenti i vendit theksoi se do të bashkëpunojë ngushtë me drejtësinë.

“Janë momente të jo të lehta për mua dhe familjen time dhe për juve që më keni mbështetur për këto 3 dekada për liri dhe pavarësi dhe shtet ndërtim, do të bashkëpunojë ngushtë me drejtësisë dhe jam në dispozicion të drejtësisë duke besuar në drejtësi. Unë besoj në të vërtetën dhe të ardhmen e shtetit dhe shoqërisë tonë. Prandaj sot më shumë së kurrë ju lus dhe ju bëj thirrje të mos e humbisni shpresën durimin, dhe besimin. Sot më shumë se kurrë ju ftojë që të reflektojmë që sa shumë kemi fituar në këto dekada”, deklaroi Thaçi në një konferencë për media.

Thaçi u shpreh se aktakuza ndaj tij dhe bashkëluftëtarëve është çmim i vogël i radhës që duhet ta paguajnë për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

“Shumë lehtë sikurse të tjerët kam mundur të mos jem në këtë botë sikurse mijëra bashkëkombësit që dhanë jetën për liri dhe pavarësi, jam me fat që jam gjallë që kam përjetuar ëndrrën shekullore të bëhet realitet. Jam krenar që kam qenë pjesë e UÇK-së, vlerës më sublime të kombit shqiptar. Jam krenar së bashku me bashkësinë ndërkombëtare, me aleatët tanë dhe NATO-n kemi luftuar kundër regjimit gjenocidal të millosheviqit dhe bashkërisht e kemi luftuar lirinë. Fitorja jonë e përbashkët ka nënkuptuar përgjegjësi dhe kemi qenë të përkushtuar për shtet ndërtim dhe pajtim ndër etnik. Vetëm toleranca dhe bashkëjetesa qojnë vendit përpara. Jemi popull liridashës dhe jo hakmarrës, prandaj asnjë pretendim nuk do të rishkruaj historinë, Kosova ka qenë viktima dhe Serbia agresori”, deklaroi ai./UBTNews

Exit mobile version