‘Sytë nuk gënjejnë’, thotë një fjalë e urtë popullore.
Por, ata mund të dobësohen me kalimin e viteve sepse siç e dimë shikimi është proces i rëndësishëm që kërkon të paktën 50% të funksioneve të trurit.
Sytë mund të forcohen me disa ushtrimeve të cilat duhen bërë nëse ju lodhen sytë vazhdimisht.
Fokusi afër dhe larg
Vendosni gishtin e madh në distancë 25 cm para syve dhe përqendrohuni për 10-15 sekonda, fokusohuni tek objekti që ndodhet larg 5-6 metra dhe mbani shikimin aty për 10-15 sekonda, më pas fokusohuni tek një objekt akoma më të largët për 15 sekonda tjera.
Lëvizja e syve në anë
Shikoni me bisht të syrit pa lëvizur kokën, një herë në të majtën, një herë në të djathtën, lëvizni beben në çdo anë 5 herë, këtë ushtrim përsëriteni pesë herë.
Shikimi lart dhe poshtë
Shikoni lart dhe poshtë dhe ruani fokusin, lëvizini sytë 5 herë lart e poshtë me alternime dhe këtë ushtrim duhet ta përsërisni tre herë.
Lëvizja rrethore e syve
Rrotulloni sytë pesë herë sipas akrepave të orës dhe kundër tyre, përsëriteni këtë ushtrim tre herë.
Pulitja e syve
Pulitini sytë shpesh, 10-15 herë në një minutë, këtë ushtrim duhet ta përsërisni 2 minuta.
Mbulimi i syve
Uluni në një dhomë të errët e mbuloni sytë me pëllëmbët e duarve, merrni frymë thellë e ndihuni rehat në errësirë.
Ky ushtrim nevojitet për të qetësuar nervin optik dhe duhet bërë për 5 minuta.
Këshilla tjera
Nëse kaloni shumë orë para kompjuterit, rekomandojmë të lëvizni çdo 20 minuta e të fokusoni sytë te një objekt që ndodhet 5-6 metra larg jush.
Mbani sytë për 20 sekonda në këto objekte të largëta. /UBTNews/