Sot në Dhomat e Specializuara në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Ndryshe dje ka dëshmuar dëshmitari i tetë i ZPS-së me numër W04323. Dëshmitari është ndihmuar nga një mbrojtës kujdestar. Dëshmitari tha se në qendrën e ndalimit në Bajgorë, mbaheshin kolaboracionistë apo personat që bashkëpunonin me armikun.
Po ashtu dëshmitari i tetë (me kodin 04323) në gjykimin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, është përgjigjur në pyetjet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS-së), lidhur me stërvitjet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së), në Bajgorë.