Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot pritet të ketë përsëri reshje shiu, fillimisht në pjesën perëndimore dhe veriperëndimore të vendit ku parashikohet të jenë me intensiteti të ulët deri mesatar, të cilat gradualisht do ta përfshijnë pjesën më të madhe të vendit.
Sipas Institutit, duke e pasur parasysh situatën me përmbytje të deri tanishme, sidomos në Mitrovicë, Skenderaj, Klinë etj, kjo gjendje mund ta vështirësojë edhe më tutje situatën.