Policia e Kosovës ka njoftuar se me qëllim të mbarëvajtjes së protestës së paralajmëruar, që do të mbahet sot në Graçanicë, duke filluar nga ora 11:30 e deri në përfundim të protestës, do të ridrejtojë trafikun për automjetet që qarkullojnë nga Prishtina në Gjilan dhe anasjelltas, pasi që rruga kryesore në Graçanicë, nuk do të jetë e qarkullueshme për trafik deri në përfundim të protestës.
Policia për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten në qarkullimin rrugor ka kërkuar ndihmën dhe mirëkuptimin e të gjithë pjesmarrësve në trafik që përgjatë kohës sa do të zgjatë protesta të shfrytëzojnë rrugët alternative.