Për të dytën ditë radhazi në Kosovë nuk u shënua asnjë rast pozitiv me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë përmes raportit ditor për situatën epidemiologjike njofton se nuk ka as raste të vdekjes si pasojë e koronavirusit.
Sipas MSh-së, janë shëruar edhe gjashtë pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 49. Në 24 orët e fundit janë dhënë 91 doza të vaksinës kundër COVID-19. Kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 829 mijë e 515 doza të vaksinës./UBTNews/