Edhe sot janë duke vazhduar kërkimet për gjetjen e trupit të 50 vjeçarit i cili po dyshohet se ditë më parë është hedhur nga “Ura e Fshajtë” në Gjakovë. Kështu bëhet e ditur në njoftimin e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës.
“FSK vazhdon operacionin e kërkimit të qytetarit që dyshohet se është hedhur nga “Ura e Fshejt”. Ekipet e Kërkim Shpëtimit në Ujëra të Forcës së Sigurisë së Kosovës ( FSK ) gjatë ditës së djeshme kanë filluar me operacionin e kërkimit për gjetjen e trupit të 50 vjeçarit i cili është parë të hidhet nga “Ura e Fshejt” në Gjakovë. Kërkimet nga njësit e zhytësve të FSK-së së bashku me ekipet e Policisë kanë ndërprerë operacionin dje në orët e mbrëmjes për shkak të kushteve të vështira për kërkim, për të vazhduar sot që në orët e hershme të mëngjesit. Për shkak të ujit të turbullt dhe të rrëmbyeshëm ky operacion paraqet rrezikshmëri të lartë për personelin e angazhuar”, thuhet në njoftimin e FSK-së.
Pjesëtarët e FSK -së janë të gatshëm dhe të përgatitur profesionalisht për misione të tilla. Ata janë të përkushtuar dhe në mbështetje të plotë të autoriteteve civile deri në gjetjen e personit.