UBT News

Edhe Saranda Bogujevci infektohet me COVID-19

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci është infektuar me COVID-19. Lajmin e ka konfirmuar përmes një shkrimi në Facebook.

“Të dashur qytetarë. Dua të ju njoftoj se dje jam testuar nga IKSHPK, dhe sot jam njoftuar se kam rezultuar pozitiv me covid-19. Fatmirësisht jam mirë me shëndet, e kjo falë vaksinimit në kohë. Të gjithë të keni kujdes e të vaksinoheni”, ka shkruar Bogujevci.

Ndërsa, e njëjta në seancën e djeshme njoftoi se kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe ministrja e Industrisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari u infektuan me COVID-19.

Exit mobile version