Gjatë kësaj jave, qeveria sllovene do të shqyrtojë një propozim për të njohur shtetin palestinez. Kështu deklaroi kryeministri Robert Golob.
Në mbledhjen e qeverisë, e cila do të mbahet të enjten, do të shqyrtohet miratimi i vendimit për njohjen e Palestinës.
“Ndërkohë ne do të vazhdojmë të koordinohemi me një grup vendesh për të bërë presion maksimal për armëpushim të menjëhershëm dhe lirimin e pengjeve”, tha kryeministri.
“Si një anëtar i përgjegjshëm i Këshillit të Sigurimit, ne kemi detyrimin të bëjmë gjithçka që mundemi për të sjellë paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme”.
Golob filloi procesin e “njohjes së Palestinës si një shtet i pavarur dhe sovran” më 9 maj./UBTNews/