Në Poloni të mërkurën janë raportuar 4 mijë e 255 raste të reja me COVID-19, kjo shënon uljen e rasteve që nga shpërthimi i valës së tretë në maj, ku numri i rasteve ditore shkonte deri në 35 mijë e 253. Kjo i shtyu autoritet t’i lehtësojnë masat më herët sesa që ishte planifikuar.
Kryeministri i Polandës, Mateusz Morawiecki njoftoi se do të hapen kinematë dhe qendrat e tjera, si dhe do të fillojë vaksinimi i personave të moshës 16-17 vjeçare.
“Po e shqyrtojmë mundësinë t’i hapim kinematë, teatrot, sallat e koncerteve dhe institucionet kulturore për një javë ose saktësisht tetë ditë, deri më 21 maj, kështu që këto sektore mund ta fillojnë punën më herët”, deklaroi ai.

Ai shtoi se edhe palestrat do të hapen më herët sesa që ishte planifikuar, si dhe njoftoi për planin e vaksinimit të 16-17 vjeçarëve.
Polonia me 38 milionë banorë, ka regjistruar 2 milionë e 842 mijë e 339 raste me COVID-19 dhe 70 mijë e 679 raste të vdekjes. Në Poloni janë vaksinuar plotësisht mbi 3.8 milionë banorë./UBTNews