UBT News

Edhe PayPal do të largojë punëtorë nga puna

PayPal po shkurton rreth 2 mijë vende pune ose po largon nga puna 7% të punëtorëve të saj. Kjo është firma e fundit teknologjike që shkurton vendet e punës për të ulur kostot.

Kompania e pagesave online thotë se u detyrua ta marrë këtë vendim pasi po përballet me “një mjedis sfidues makroekonomik”.

Vendimi i PayPal erdhi pas gjigantëve të tjerë teknologjikë që njoftuan për dhjetëra mijëra largime nga puna vetëm gjatë muajit të fundit.

Këtë vit, kompania mëmë e Google, Alphabet, Amazon dhe Microsoft kanë njoftuar shkurtime të mëdha të vendeve të punës.

“Ne duhet të vazhdojmë të ndryshojmë derisa bota jonë, klientët tanë dhe peizazhi ynë konkurrues po evoluojnë”, njoftoi përmes një deklarate shefi ekzekutiv i PayPal, Dan Schulman.

Të martën, Snapchat paralajmëroi se të ardhurat për tre muaj deri në fund të marsit mund të bien deri në 10%./UBTNews/

Exit mobile version