Qendra e Karrierës në UBT është duke vazhduar me regjistrimin e maturantëve të interesuar për Programin Përgatitor të Maturës 2022, i cili iu ofrohet të gjithë maturantëve të Republikës së Kosovës falas, me qëllim të përgatitjes sa më profesionale për testin shtetëror të maturës.
Programi Përgatitor i Maturës 2022, fillon më 1 qershor dhe përgatitja profesionale e maturantëve do të bëhet në disa lëndë, përfshirë: Gjuhë Shqipe, Matematikë, Gjuhë Angleze, Biologji, Fizikë, Kimi, TIK, Ekonomi, Mjekësi, Edukatë Qytetare, teksa përgatitja e tyre do të bëhet në disa qendra të UBT-së.
Përmes kësaj, UBT synon përfshirjen e më shumë se 10 mijë maturantëve, duke i përgatitur ata për testimin më të rëndësishëm të tyre në këtë fazë, dhe duke iu qëndruar atyre pranë për nevojat dhe kërkesat që ata kanë për rrugëtimin e tyre të mëtutjeshëm për një karrierë profesionale.
Regjistrohu tani: Programi Përgatitor i Maturës 2022