UBT News

Edhe Oda e Mjekëve kërkon lirimin e mjekut nga Podujeva

Oda e Mjekëve të Kosovës ka reaguar ndaj suspendimit dhe arrestimit të Ibrahim Hotit, mjek pranë Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë.

Oda e Mjekëve të Kosovës i ka bërë thirrje autoriteteve të hetuesisë dhe nivelit komunal të komunës së Podujevës që para se të ndërmarrin veprime spektakolare duke arrestuar një mjek, pa respektuar procedurat verifikuese mbi respektimin e protokoleve mjekësore të bëjë lirimin e menjëhershëm të Hotit deri në verifikimin e rastit, përndryshe paralajmërojnë se do të ndërmarrin masa sipas legjislacionit në fuqi.

Oda e Mjekëve të Kosovës nëpërmjet një komunikate, thotë se e ka ndjekur me shqetësim ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në Qendrën e Mjekësisë Familjare në qytetin e Podujevës.

“Me këtë rast, OMK vlerëson se anëtarit të saj Dr. Ibrahim Hotit i është bërë padrejtësi duke e suspenduar nga vendi i punës dhe duke e arrestuar pa i ju dhënë mundësia e sqarimit dhe pa u zhvilluar hetime paraprake dhe të nevojshme dhe vërtetuar se a janë respektuar protokolet mjekësore gjatë trajtimit të pacientit në fjalë. Ky veprim i padrejtë i institucioneve të sundimit të ligjit ka bërë që me qindra pacient të mbesin në kohë pandemie pa marrë shërbime dhe trajtim specifik në këtë kohë pandemie. OMK i bënë thirrje autoriteteve të hetuesisë dhe nivelit komunal të Komunës së Podujevës që para se të ndërmarrin veprime spektakolare duke arrestuar një mjek pa respektuar procedurat verifikuese mbi respektimin e protokoleve mjekësore të bëjë lirimin e menjëhershëm të Dr. Hotit deri në verifikimin e rastit, përndryshe neve si përfaqësues të komunitetit të mjekëve, edhe në kushte pandemie, do të detyrohemi për ndërmarrjen e masave sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në komunikatë.

Mjeku Ibrahim Hoti është suspenduar nga puna pasi refuzoi t’i ofrojë shërbime shëndetësore një të moshuari./UBTNews

Exit mobile version