Norvegjia së shpejti do të fillojë me dhënien e dozës përforcuese për personat e moshës mbi 65 vjeç e lartë, tha të martë ministri i Shëndetësisë, Bnent Høie.
Duke filluar nga fundi i tetorit ose në fillim të nëntorit, vaksina do t’u jepet atyre që kanë marrë dozën e dytë së paku gjashtë muaj më herët.
Mbi 90% e norvegjezëve mbi 18 vjeç dhe lartë morën së paku dozën e parë të vaksinës antiCOVID, dhe 85% e të rriturve u vaksinuan plotësisht, sipas Institutit të Shëndetit Publik.
Norvegjia po vaksinon banorët e saj me Pfizer/BioNTech dhe Moderna./UBTNews