UBT News

Edhe një sulm tjetër godet kampin e refugjatëve në Gaza për të dytën ditë radhazi

Një sulm masiv ka goditur kampin e refugjatëve Jabalia në Gaza, duke shkatërruar disa ndërtesa, në ditën e dytë radhazi.

Një video nga zona e shpërthimit shfaq dëmet katastrofike në lagjen Falluja në Jabalia. Aty shiheshin njerëzit në kërkim të trupave.

Sipas Mbrojtjes Civile në Gaza, disa njerëz kanë vdekur si pasojë e sulmit dhe një numër i madh i njerëzve janë nën rrënoja në atë që përshkruhet si “masakra e dytë” në kampin e refugjatëve./UBTNews/

Exit mobile version