UBT ka shënuar edhe një sukses tjetër në arenën ndërkombëtare, si institucioni i vetëm i arsimit të lartë nga Kosova që renditet në mesin e 128 universiteteve më aspiruese për arkitekturë në botë, duke e vendosur përsëri Kosovën në hartën e universiteteve më prestigjioze, vlerësuar nga “Bee Breeders – Architecture Competition Organiser”.
Bee Breeders është një nga organizatorët kryesor të konkursit të arkitekturës në botë, e që e ka vlerësuar UBT-në si njërin prej institucioneve që ka të zhvilluar Fakultetin Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në një nivel të lartë, e që sjell punime kreative përmes studentëve entuziast dhe të aftë për të zhvilluar koncepte të ndryshme arkitektonike.
Si shkolla më e madhe për Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor, UBT gjithnjë ka nxjerrë kuadro profesionale që janë ambientuar shpejt në tregun vendor por edhe në atë ndërkombëtarë të punës, duke bërë që krijimet e tyre të tipit urbanistik dhe arkitektonik të tejkalojnë kufijtë e Kosovës.
UBT tash e sa kohë, që nga themelimi i tij është duke e ngritur lartë emrin e Kosovës në fushën e arsimit në arenën ndërkombëtare, përmes anëtarësimeve e rangimeve në kompeticione dhe organizata të ndryshme të arsimit, inovacionit dhe cilësisë.