Vietnami po planifikon të rihapë ishullin Phu Quoc për vizitorët e huaj nga muaji i ardhshëm thanë autoritetet, teksa vendi po synon të ringjallë ekonominë që u godit rëndë nga pandemia.
Ishulli, 10 kilometra larg nga bregdeti i Kamboxhias do të hapet për një periudhë prove gjashtëmujore.
Vietnami, i cili aktualisht është i mbyllur për të gjithë vizitorët të huaj, e kishte menaxhuar mirë situatën me pandeminë, por në tre muajt e fundit është përballur me rritje të infeksioneve që u shkaktuan nga varianti Delta.
“Pandemia e ka goditur rëndë industrinë e turizmit”, deklaroi ministri i Kulturës dhe Turizmit i Vietnamit, Nguyen Van Hung.
Turistët e vaksinuar plotësisht me një test negativ të koronavirusit mund ta vizitojnë këtë ishull.
Të hyrat nga vizitorët në Vietnam ranë nga 18 milionë sa ishin në vitin 2019, kur të ardhurat nga turizmi ishin 31 miliardë dollarë, ose gati 12% e prodhimit të saj bruto të brendshëm, në 3.8 milionë vitin e kaluar./UBTNews