Inspekcioni i komunës së Prishtinës e ka gjobitur sërish Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës për mbajtjen e një tubimi në kryeqytet.
Drejtori i Inspekcionit, Adonis Tahiri e ka bërë të ditur këtë përmes një postimi në Facebook, teksa sërish përçoi mesazhin se askush s’është mbi ligjin.
“Askush s’është mbi ligjin! Grumbullim i më shumë njerëzve – në kundërshtim me vendimin qeveritar;Shkelje e Ligjit për parandalim dhe luftim te Covdi19!”, shkroi ai në Facebook./UBTNews
Askush mbi ligjin! Grumbullim i më shumë njerëzve – në kundërshtim me vendimin qeveritar; Shkelje e Ligjit për parandalim dhe luftim te Covdi19!
Posted by Adonis Tahiri on Thursday, February 4, 2021