Ministria e Ekonomisë ka njoftuar se ka mbetur edhe një ditë për ndërmarrjet mikro, të vogla e të mesme që të aplikojnë për subvencion të pajisjeve efiçiente.
Në njoftim thuhet se aplikimi për subvencionim është ndarë në dy (2) faza dhe në të dy fazat aplikimi bëhet online përmes platformës e-Kosova. Afati i fazës së parë mbyllet në nesër (31 janar 2024) në orën 23:59.
“Aplikimi për subvencionim është ndarë në dy (2) faza dhe në të dy fazat aplikimi bëhet online përmes platformës e-Kosova. Afati i fazës së parë mbyllet në nesër (31 janar 2024) në orën 23:59. Për aplikim në fazën e parë duhet të posedoni llogari individuale apo të biznesit përmes së cilës platforma e-Kosova do t’i identifikojë bizneset në të cilat jeni pronar apo përfaqësues i autorizuar dhe aplikimi mund të bëhet nga aksionari/ët apo personi i autorizuar nga kompania. Nëse aplikimi juaj është i suksesshëm, ju do të njoftoheni menjëherë që jeni kualifikuar për këtë fazë në e-mail adresën e juaj dhe mund të vazhdoni me blerjen e pajisjes që keni përzgjedhur konform kritereve teknike të specifikuara në thirrje. Linkun për aplikim në fazën e dytë do ta pranoni në email adresën me të cilën e keni hapur llogarinë e juaj në e-Kosova”, thuhet në njoftim.
Afati i fundit për fazën e dytë është deri më datën 1 mars 2024.