Reshjet e pandërprera të shiut dhe borës, kanë bërë që në rrugë të ketë sasi të konsiderueshme të ujit, prandaj komuna e Malishevës kërkon nga të gjithë vozitësit që të bëjnë kujdes të shtuar dhe t’i marrin masat e nevojshme mbrojtëse.
Po ashtu kërkohet nga të gjithë qytetarët, që të mos lëvizin pa nevojë, pasi në disa rrugë ka vështirësi në qarkullim për shkak të reshjeve të pandërprera të shiut./UBTNews