Në mungesë të kuorumit ka dështuar miratimi i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike.
Në votimin në parim të projektligjit për rimëkëmbjen ekonomike kanë marrë pjesë vetëm 41 deputetë, kurse votimi për këtë Projektligj është bartur për seancën e radhës.
As projektligji për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së nuk u miratua në këtë seancë.