Qeveria e Francës ka vendosur rregulla më të rrepta të izolimit në katër qytete të tjera me shkallë të lartë të infektimit. Lioni, Lille, Grenoble dhe Saint-Etienne janë zona me rrezik të lartë.
Baret dhe restorantet do të mbyllen, ashtu sikurse që u mbyllën në Paris këtë javë dhe në Marseille muajin e kaluar.
Këto masa u morën pasi në Francë u raportua rekord ditor i rasteve të enjten, u raportuan 18 mijë e 129 raste të reja me COVID-19./UBTNews