UBT News

Edhe në 24 orët e fundit u shqiptuan mbi 2 mijë gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID

Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar 2 mijë e 48 gjoba për qytetarët që s’i respektuan masat antiCOVID.

Pas përkeqësimit të situatës me COVID-19, Qeveria e Kosovës nga 30 gushti ka ndërmarrë masa të reja për luftimin dhe parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Pas rishikimit të situatës me COVID-19, edhe të dielën Qeveria ndërmori masa të reja, ku mes tjerash parashihet që:

Çdo person, i cili hyn në Kosovë, duhet të ketë me vete dëshminë e vaksinimit të plotë apo të njërës dozë apo testin RT-PCR negativ të bërë brenda 72 orëve. Ora policore vazhdon të jetë në fuqi nga 22:00-05:00, përveç në rastet emergjente.

Aktiviteti mësimor në institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar, duke përfshirë edhe institucionet e arsimit parashkollor dhe të qëndrimit ditor, pezullohet deri më 26 shtator, ndërsa gastronomia lejohet të zhvillojnë aktivitetin e saj nga ora 05:00-21:30.

Pavarësisht numrit të personave, ndalohet veprimtaria e klubeve të natës si dhe organizimi i festivaleve, koncerteve, ekskursioneve, pelegrinazheve, dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe shoqërore, në të gjithë territorin e Kosovës./UBTNews

Exit mobile version