Shpërthimi që ndodhi jashtë fshatit polak të Przewodow të martën mund të jetë shkaktuar për shkak të sistemit të mbrojtjes ajrore të Ukrainës që përgjonte një raketë ruse në hyrje, sipas ministres së Mbrojtjes të Belgjikës, Ludivine Dedonder.
“Bazuar në informacionet aktuale, sulmi në Poloni duket se është si rezultat i mbrojtjes ajrore të Ukrainës”, shkroi Dedonder të mërkurën në Twitter.
“Copa raketash ruse dhe një raketë përgjuese ukrainase thuhet se kanë rënë në Poloni”, shkroi ajo tutje./UBTNews/