Microsoft Corp (MSFT.O) planifikon të shkurtojë mijëra vende pune me disa pozita që pritet të eliminohen në burimet njerëzore dhe divizionet inxhinierike, raportuan mediat të martën.
Microsoft është gjiganti i fundit në sektorin e teknologjisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që do të ulë numrin e punëtorëve, pas kompanive sikurse Amazon.com Inco dhe Meta Platforms Inc, të cilat javë më parë njoftuan për uljen e vendeve të punës për shkak të uljes së kërkesës dhe përkeqësimit të perspektivës ekonomike globale.
Kjo tregon se sektori i teknologjisë mund të vazhdojë të reduktojë vendet e punës.
“Nga një këndvështrim i përgjithshëm, një tjetër raund pezullimi nga puna në Microsoft sugjeron se mjedisi nuk po përmirësohet dhe mund të vazhdojë të përkeqësohet”, tha analisti i Morningstar, Dan Romanoff.
Sky News raportoi duke cituar burime se Microsoft planifikon të shkurtojë rreth 5% të fuqisë së tij punëtore, ose rreth 11 mijë vende pune./UBTNews/