Mbi 53 mijë doza të vaksinave Pfizer kanë arritur mbrëmë në Kosovë, nga kontrata e rregullt që ka Ministria e Shëndetësisë me këtë kompani.
Sipas të dhënave të fundit nga kjo ministri, numri total i vaksinave të dhëna në Kosovë është 1 milion e 73 mijë e 406.
Numri i të vaksinuarve me dozën e parë është 327 mijë e 264, ndërkohë me të dyja dozat është 373 mijë e 71.