Edhe Koreja e Jugut së shpejti do të rikthejë ambasadën e saj në Kiev, “duke marrë parasysh faktin se situata po stabilizohet”, njoftoi të premten Ministria e Jashtme e Ukrainës.
Ministria shpjegoi se masa është bashkëpunim të mëtejshëm me qeverinë ukrainase dhe mbrojtjen e shtetasve të Koresë së Jugut.
Disa vende të tjera, përfshirë Britania e Madhe, Spanja, Italia dhe Franca, po planifikojnë t’i rihapin ambasadat në kryeqytet. Sllovenia rihapi ambasadën e saj në Kiev më 28 mars, sipas Ministrisë së Jashtme të Sllovenisë.
Ambasada e Koresë së Jugut u zhvendos nga Kievi më 2 mars për shkak të përshkallëzimit të dhunës pranë kryeqytetit dhe pastaj operonte nga zyra të përkohshme në qytetet ukrainase sikurse Lviv-i, që u mbyll më pas më 18 mars dhe Chernivtsi, si dhe nga Rumania, sipas Ministrisë së Jashtme.
Po ashtu u bë e ditur se Qeveria e Koresë së Jugut do të ndajë 50 milionë dollarë shtesë si formë mbështetjeje për Ukrainën përmes fondit të mirëbesimit NATO-Ukrainë, duke e rritur mbështetjen e saj totale për vendin në rreth 1 miliard dollarë./UBTNews/