Komunitetet jo shumicë nga radhët jo serbe shprehen të gatshëm për mbajtjen e zgjedhjeve të reja.
Përfaqësuesi i Grupit 6 Plus, deputeti Fikrim Damka tha se kurdo që caktohet data janë të gatshëm për zgjedhje dhe se do të kontribuojnë në të mirën e Kosovës.
“Ne jemi pajtuar dhe dakorduar që kur të caktohet data e zgjedhjeve jemi të gatshëm të hyjmë në garë dhe besojmë që në të ardhmen do të kontribuojmë në të mirën e Kosovës”, tha ai.
Pas takimit me ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani tha se komunitete jo shumicë do të garojnë veç e veç secila parti.
“Ne si komunitete jo shumicë i kemi vendet e garantuara. Ne garojmë veç e veç, nuk mund të hyjmë në koalicion me asnjë parti tjetër”, tha ai.
Ky ishte takimi i tretë me radhë gjatë ditës sotme i Vjosa Osmanit me partitë politike për t’u konsultuar për datën e zgjedhjeve të reja, pasi Gjykata Kushtetuese vlerësoi se vota e deputetit Ethem Arifi për zgjedhjen e Qeverisë Hoti në qershor të këtij viti ishte jo legjitime.