Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar 99.72 për qind të vendvotimeve.
Sipas rezultateve preliminare deri të mërkurën në ora 22:12 janë procesuar 2 mijë e 526 vendvotime nga 2 mijë e 533 që janë në total. Deri më tani edhe shtatë vendvotime kanë mbetur të paprocesura për të përfunduar procesi i numërimit të votave të rregullta për zgjedhjet.
Sipas këtyre të dhënave preliminare të KQZ-së del se Lëvizja Vetëvendosje ka 40.84 për qind të votave, Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 22.05 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.67 për qind, Koalicioni AAK-Nisma, konservatorët dhe intelektualët ka marrë 7.45 për qind.
Rezultatet preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe votat jashtë Kosovës.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar edhe numërimin e votave të kandidatëve për deputetë në disa komuna.