Korporata shumëkombëshe e teknologjisë IBM pezulloi veprimtarinë në Rusi për shkak të konfliktit në Ukrainë, tha bashkëthemeluesi Arvind Krishna.
“Kam dëgjuar nga shumë prej jush në përgjigje të njoftimit të javës së kaluar në lidhje me luftën në Ukrainë dhe vlerësoj komentet tuaja. Fillimisht, le të jem i qartë – pezulluam biznesin në Rusi”, tha ai mes tjerash në një prononcim të hënën.
IBM i është bashkuar listës së gjatë të kompanive që pezulluan veprimtarinë e tyre në Rusi për shkak të “operacionit ushtarak” në Ukrainë. Brenda dy javësh, kompani shumëkombëshe, shtëpi mediatike dhe biznese të tjera të profilit të lartë kanë bërë të ditura planet e tyre për t’u larguar nga Rusia.
Kompania po ofron ndihmë për zonat më të prekura./UBTNews/