UBT News

Edhe H&M largohet nga Rusia

Edhe kompania suedeze e modës, H&M thotë se ka vendosur të largohet nga Rusia, pasi pezulloi të gjitha shitjet në muajin mars.

“Pas shqyrtimit të kujdesshëm, duke pasur parasysh situatën aktuale, ne e konsiderojmë të pamundur të vazhdojmë biznesin tonë në Rusi”, tha në një deklaratë CEO e H&M Group, Helena Helmersson.

H&M ka rreth 6 mijë punëtorë në Rusi dhe vepron atje që nga viti 2009./UBTNews/

Exit mobile version