UBT News

Edhe Haradinaj reagon pas koeficientit për pagat

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj koeficientit për paga që sot ka prezantuar Qeveria e Kosovës. Haradinaj ka thënë se qeveria e re e Kosovës, që në ditën e parë të punës duhet ta rrisë koeficientin.

“Qeveria e re, në ditën e parë të punës, në takimin e parë, vendimin e parë të marrë për ta rritur koeficientin e pagave që përjetë të respektohen zyrtarët në sektorin publik”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka thënë se qeveria e ka fshehur qëllimshëm koeficientin deri tani për t’i zënë në befasi të pakënaqurit me këtë vendim.

“Përndryshe, sot qeveria i vuri vulë mashtrimit. Fshehja e deritashme e koeficientit kishte për qëllim t’i zë në befasi të pakënaqurit me këtë vendim. E ata janë shumë! Krejt ky veprim i qeverisë, në mënyrë që të sabotojë mundësinë për sfidimin dhe shfrytëzimin e proceseve dhe mekanizmave ligjorë kundër këtij ligji i cili nëpunësit dhe profesionistët shtetërorë i trajton si ‘armiqësorë’, i anatemon”, është shprehur Haradinaj.

Sipas Haradinajt, ky koeficient është alarmues dhe mashtrues.

Exit mobile version