Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e vizitoi sot në spital policin që u plagos mbrëmë në veri në Kosovës. Polici Ekrem Neziri iu nënshtrua sot një operacioni dhe po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
“Falënderues ndaj gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës për shërbimin ndaj Atdheut, në këtë situatë të brishtë në veri të vendit.Policit të plagosur, Ekrem Neziri, i urova shërim të shpejtë. Falënderoj të gjithë ekipin mjekësor në QKUK për kujdesin ndaj tij.Kushdo që përballet me Policinë e Kosovës, të japë llogari para Drejtësisë!”, shkroi Haradinaj në Facebook.
Trajtimi i policit do të vazhdojë edhe për disa ditë në spital./UBTNews/