Ekipi futbollistik, SC Gjilani, sot do të filloj garën kualifikuese të raundit të parë në Ligën e Konferencës.
Skuadra e trajnerit Zekirija Ramadani, e pret në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, skuadrën lituanese, Liepaja, ndeshje e cila zhvillohet me fillim nga ora 20:00.
Gjatë ditës së djeshme, trajneri Ramadani, në konferencë për media tha se skuadra e tij nuk është e fokusuar që të bëjë lojë bukur, por e ka për qëllim që pas dy ndeshjeve ta sigurojë kualifikimin në fazën tjetër.
Ndërsa futbollisti i kuq e bardhëve, Albert Dabiqaj, u shpreh se do të provojnë që përveç rezultatit, të kërkohet të bëhet edhe lojë e bukur në fushe dhe të dominohet kundërshtari. /UBTNews/