UBT News

Edhe Gjermania në mesin e vendeve me rrezikshmëri të lartë të infektimit

Edhe Gjermania tani është në mesin e vendeve që Kosova i konsideron me rrezikshmëri të lartë të infektimit me COVID-19. Të gjithë qytetarët që jetojnë në Gjermani për të hyrë në Kosovë duhet të posedojnë testin PCR negativ, jo më të vjetër se 72 orë ose duhet të qëndrojnë shtatë ditë në vetizolim.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton se shtetet tjera që Kosova i konsideron me rrezikshmëri të lartë të infektimit janë: Danimarka, Qipro, Sllovakia, Spanja, Franca, Italia, Britania e Madhe, Holanda, Rumania, Belgjika, Çekia, Austria, Irlanda, Hungaria, Luksemburgu, Islanda, Sllovenia, Malta, Polonia, Kroacia, Lihtershtajni dhe Portugalia./UBTNews

Exit mobile version