Edhe komuna e Ferizajt ka ndaluar përdorimin e mjeteve piroteknike. Kështu njoftoi komuna e Ferizajt përmes një komunikate për media.
“Me urdhëresën e nxjerr nga kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, nga dita e sotme e deri më 15 janar 2021, ndalohet përdorimi i mjeteve piroteknike në vende të hapura publike, përkatësisht në zona të banuara, rrugë, sheshe, tregje. Për zbatimin e kësaj urdhërese do të përkujdeset Inspektorati i komunës”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se përjashtim bën data 31 dhjetor 2020, përkatësisht orari nga 23:00 deri në 00:30 të datës 1 janar 2021./UBTNews