UBT News

Edhe Fauci është pro mbylljes së Indisë

Kryeministri indian, Narendra Modi është nën presion për mbylljen e vendit për shkak të rritjes alarmante të rasteve me COVID-19.

Të hënën në Indi u regjistruan 366 mijë e 161 raste të reja – e nga Ministria e Shëndetësisë thonë se kjo është hera e parë që numri i rasteve ka rënë në 400 mijë që nga 6 maji. Numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në Indi ka shkuar në 22 milionë.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se të hënën janë shënuar 3 mijë e 754 raste të vdekjes nga COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vdekurve në 246 mijë e 116.

Situata alarmante me COVID-19 në Indi ka thelluar krizën në sistemin shëndetësor. Shtretërit, oksigjeni dhe punëtorët shëndetësorë janë në mungesë. Disa pacientë të prekur me COVID-19 po vdesin në dhomat e pritjes ose jashtë klinikave të mbingarkuara, para se të kontrollohen nga mjekët.

Mbyllje?!

Meqë më shumë se gjysma e shteteve indiane janë në izolim duke u përballur me valën e dytë, ka kërkesa intensifikuese që India të hyjë në izolim kombëtar për herë të dytë.

Të dielën, Dr.Anthony Fauci, eksperti i Qeverisë amerikane për sëmundjet, tha se Indisë i duhet mbyllja.

“Ju duhet të mbylleni. E di që shumica e shteteve indiane tashmë janë në izolim, por ju duhet ta thyeni zingjirin e përhapjes, dhe mënyra më e mirë për këtë është mbyllja”, deklaroi ai.

Fauci shtoi se një bllokim i tillë do të ishte i nevojshëm për të “dalë përpara trajektores së shpërthimit”.

Varianti indian po ndikon në thellimin e krizës

Soumya Swaminathan nga Organizata Botërore e Shëndetësisë thekson se varianti i ri që u përhap në Indi, i njohur si B 1.617, është më ngjitës dhe po ndikon në thellimin e krizës në këtë shtet./UBTNews

Exit mobile version