Dy nga pacientët e lënduar si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit në një lokal në Ferizaj do të dërgohen për trajtim të mëtutjeshëm në Austri.
Këtë e ka konfirmuar ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, teksa ka falënderuar Austrinë për ndihmën e ofruar edhe në këtë rast.
“Pas katër pacientëve që shkuan për trajtim në Turqi, dy të tjerët shkojnë në Austri!Sot, në orët e para të mëngjesit, pas angazhimit të madh dhe bashkëpunimit të jashtëzakonshëm me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, z. Çağrı Sakar, kemi arritur që të dërgojmë për mjekim të mëtejmë në Turqi katër pacientët që kanë pësuar djegie të rënda nga aksidenti në Ferizaj.Varësisht sipas nevojës dhe vlerësimeve që kanë bërë mjekët në QKUK kemi siguruar që dy pacientët tjerë të dërgohen për mjekim në Austri.E falënderoj Austrinë për këtë mirëkuptim dhe veprim emergjent për dy qytetarët tanë të lënduar”, shkroi Zemaj në Facebook.
Pas katër pacientëve që shkuan për trajtim në Turqi, dy të tjerët shkojnë në Austri! Sot, në orët e para të mëngjesit,…
Posted by Armend Zemaj on Thursday, January 7, 2021
Ndërkaq ditën e djeshme janë dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Turqi katër të lënduar si pasojë e shpërthimit në Ferizaj./UBTNews