UBT News

Edhe dy pacientë nga Gjilani vdiqën si pasojë e COVID-19

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri tha se gjatë vikendit kanë vdekur dy pacientë si pasojë e COVID-19. Para gazetarëve Haziri deklaroi se vikendi ka qenë një betejë e ashpër në përballje me virusin.

Kryetari Haziri njoftoi se në Gjilan aktualisht janë 108 raste aktive me COVID-19.

“Përmes QKMF’së dhe institucioneve tjera shëndetësore, jemi duke i menaxhuar mbi baza ditore 108 rastet aktive me COVID-19, ndërkaq në Spital të Përgjithshëm gjendja është më e qetë pasi kemi 16 raste në trajtim”, deklaroi ai./UBTNews

Exit mobile version