Ish-presidenti amerikan, Donald Trump hapi llogari në TikTok, pavarësisht përpjekjeve për ta ndaluar përdorimin e tij për çështje sigurie kombëtare gjatë presidencës së tij.
Në vitin 2020 ai nënshkroi një urdhër ekzekutiv presidencial në përpjekje për ta ndaluar këtë platformë për shkak të lidhjeve me Kinën, e cila u bllokua përfundimisht nga gjykatat amerikane.
Që atëherë ai ka kritikuar përpjekjet e fundit për ta kufizuar atë, duke thënë se kjo do të fuqizonte pronarin e Facebook, Meta.
Trump, i cili ka deri më tani 3.6 milionë ndjekës që nga hapja e llogarisë së tij të shtunën, tha se do të përdorë “çdo mjet në dispozicion për të folur drejtpërdrejt me popullin amerikan”.
Edhe presidenti aktual, Joe Biden, ka llogari në TikTok, të cilën po e shfrytëzon për fushatë zgjedhore, por ai ka vetëm 340 mijë ndjekës – dhjetë herë më pak se rivali i tij./UBTNews/