Austria është shteti i fundit që ndaloi përdorimin e TikTok-ut në telefonat zyrtarë për shkaqe sigurie.
Ministri i Brendshëm, Gerhard Karner tha se vendimi u mor në linjë me rekomandimet e dhëna nga një komitet ekspertësh që u themelua nga ministria gjatë muajit shkurt.
Derisa tha se zyrtarët mund të përdorin TikTok-un në pajisjet e tyre personale, Karner deklaroi se përdorimi i këtij aplikacioni në telefonat celularë zyrtarë në nivel federal është i ndaluar dhe se aplikacioni në fjalë i përket Kinës, gjë që ngre shqetësime të ndryshme për sigurinë e informacionit dhe të dhënave.
Shumë vende në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë ndaluar tashmë platformën kineze të mediave sociale nga pajisjet zyrtare që u përkasin punonjësve publikë./UBTNews/