UBT News

Edhe Arifi kërkon që çështja e Luginës të jetë pjesë e dialogut me Serbinë

Në kuadër të vizitës në Luginë të Preshevës, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci u mirëpritën në takim nga kryetari i Bujanocit, Nagip Arifi.

I pari i Bujanocit përmes një postimi në Facebook njoftoi se në takim u diskutua për situatën politike e ekonomike të Luginës, si dhe kërkoi që çështja e Luginës të jetë pjesë e dialogut me palën serbe.

“Sot pata kënaqësin të mirëpresë zv. Kryeminstirin e Republikes së Kosovës Z. Bislimin dhe Ministren e Arsimit Znj. Nagavci, ku i njoftova me situatën politike, ekonomike dhe në përgjithësi me gjendjen e rëndë të shqiptarëve në komunën e Bujanocit në veçanti e në Luginë të Preshevês në pergjithësi.Po ashtu nga kryenogociatori i Republikës së Kosovës Z. Bislimi, kërkova që çështja e Luginës së Preshevës të jetë pjesë e dialogut me palën Serbe”, shkroi mes tjerash Arifi në Facebook./UBTNews/

Exit mobile version