Gjiganti i teknologjisë, Amazon ka filluar të pushojë nga puna stafin, sipas postimeve në LinkedIn nga punëtorët që thonë se janë ndikuar nga uljet e vendeve të punës.
Këtë javë u raportua se kompania po planifikon të ulë 10 mijë vende pune ose rreth 3% të stafit të zyrës së saj. Megjithatë Amazon nuk u deklarua në lidhje me rastin.
Aksionet e Amazon këtë vit kanë rënë për 41 për qind dhe po shënon vitin më të keq që nga 2008-a./UBTNews/